top of page
Search

"A janë aq të drejtë me veten protestuesit për hedhjen e mbeturinave?"

Autore: Ergita Filaj


A jane aq të drejtë me veten e tyre edhe vetë protestuesit për hedhjen e mbeturinave në vende te pacaktuara?

Shpeshherë në jetën tonë na pëlqejnë ngjyrat më të bukura e kryesisht këto ngjyra vijnë nga pastertia e mjediseve ku jetojmë e ku jemi të rrethuar. Kujdesemi edhe për detajin më të vogël duke e cilësuar pastërtinë si një fenomen kryesor.

Por lind pyetja: "Sa të prirur jenë njerëzit të kujdesen për pastërtinë?"


Në 90% të rasteve nuk respektohet kjo problematikë në vendin tonë. Shoh njerez qe mbeturinat i hedhin në vende qe sjellin ndotje si ne; lumenj, kanale, nëpër rrugë e "oaze" të bukura turistike. Edhe kjo gje përbën një mungesë edukate, kulture e respekti, sepse nëse nuk ke respektuar natyrën dihet qe as veten, nuk e ke respektuar në karakterin e të qenurit njeri i denjë në tërësi. Edhe kjo hedhja e mbeturinave në vendet e pacaktuara sjell ndotje të mjedisit plus që mund të bëhen shkaktare për përhapjen e ndonjë semundje vdekjeprurese. Këto sëmundje mund të përhapen edhe më shumë, kur këtyre mbetjeve iu vihet zjarri në mënyrë të qëllimshme duke ndotur ajrin pranë vendeve të populluara. Hedhja e mbeturinave në këto rrethana sjell edhe një mesazh jo shumë edukues te femijët, te cilët rriten me frymën ç'njerezore të mos kujdesit ndaj natyrës, ku jetojnë.

Një tjeter rrezikshmëri që vjen prej këtij fenomeni negativ është edhe konsumimi i mbeturinave nga kafshet qe kryesisht mishi i tyre shitet ne treg dhe kjo përsëri sjell një rrezikshmëri për tek shëndetin e njerëzve.


Shoh aktivist që dalin protestojnë kundra mbeturinave dhe papastertisë në terren. Por pikerisht 90% e këtyre protestuesve janë po ata që, sipas mendimit tim personal, e kanë ndotur me rend vendin tonë. Pra sipas mendimit tim shumica e këtyre dalin të protestojnë për të parë veten e tyre nëpër mediat televizive e të marrin vemendjen e teleshikuesve.


Një tjetër që mund të bëhet është vendosja e kamerave nëpër vende të ndryshme, besoj se shumica e tyre do të dalin zbuluar përpara fjalëve që flasin nëpër ekrane. Detyra e shtetit ka qenë vendosja e koshave të mbeturinave edhe kjo gjë ekziston në mënyrë normale, por që të kontrollojë njerezit edhe ne rast gabimi t'iu japë gjoba marramendese. Edhe gjoba të faktuara me provë materiale me foto, sepse vetëm atëherë do ju binden këtyre urdherave për pastërtinë.


DUAJE VENDIN, DUAJE NATYRËN SEPSE KJO NATYRË ËSHTË FRYMË JETE PËR ÇDO NJËRI!




31 views0 comments

Recent Posts

See All
Post: Blog2_Post
bottom of page