Kujdes bujqit!
Autori : Alban Çakalli

Unë i fundit i barbonëve! Një gjë është e vërtetë se unë kam bërë jetë barboni. Kam fjetur në male të huaja i mbuluar me një copë plasmas, kam qenë dhe pa bukë, pa ujë. Po më kujtohet një herë që dridhesha për bukë në malet e Greqisë dhe një "barbon" tjetër nga Berati më dha bukën e vetë, më dha rrobat dhe këpucët. Kishte 6 muaj që ai nuk e kishte parë shqiptarë me sy as familjen se kishte parë. Ai punonte akademik me dhen, kishte 300 kokë dele, një radio dhe një krevat, flinte në mes delesh. Stanet jenë të ngrohta se gazi karbonik është në sasi të larta, po dhe mushkëritë t'i shkatërron Barinjtë deri në 55 vjeç rrojnë, se kushtet i kanë mizerabel, pastaj të vretë dhe malli. I them: "si mundem ta shperblej këtë që bëre për mua?" -Asgjë vlla!- me tha,- vetëm rri një ditë në stan e bëjmë muhabet, se më ka marrë malli për vendlindjen. Kur është larg shqiptari, Shqipërinë e do, e do vetëm për të folur dy fjalë shqip, se gjuha shqipe në një vend të huaj peshon sa krejt bota. U ndamë duke falenderuar njeri-tjetrin. Ishin vitet 2005, por kudo që shkoje në Evropë jetë barboni bëje. Vendos të kthehesh në vendin tënd dhe të jetosh plot dinjitet, por këtu dinjitetin e gjuajnë me predha. Shteti të trajton si barbon, e dikush tjetër të quan dhe barbun. Po, dhe këtu jetë barboni bëjmë, se zgjohemi në orën tre të mëngjesit për t'u turrur në xhunglën pa rregulla të tregut. Se ndodh që e shet arkën e perimeve 300 lekë , 100 lekë t'i merrë vendi ku shet, 100 lekë t'i merrë parkimi i makinës, po nafta për të shkuar në treg... Ja ky është bujku i vërtetë në tregun e madh të Kasharit. Po ju keni frikë nga bujqit, ju tmerrojnë, se janë e vetmja shpresë e popullsise që nuk i hanë propagandat me garuzhde të gatuara nga ju! Këto ditë jeni djersitur shumë, shantazhuat dhe grumbulluesit për t'i vendosur kundra fermerëve, pastaj nxorët Gjergjin për t'i vendosur fermerët kundër grumbulluesve, por jo nuk ia dolët. Po, nëse grumbulluesi ka shtyp fermerin, jeni ju shteti që e keni bërë këtë gjë! Në shtete që funksionojnë normalisht nuk ndodh! Nuk do ia dilni as me asnjë lloj servili që përdoret për të hipnotizuar masat! Kujdes bujqit!