Kuvendit të Shqipërisë (letër e hapur)
Updated: Nov 20, 2021
Autor: Tomorr Celibashi
E dëgjuat zotërinj ç' ndodhi në Fier?
Dëgjoni se ç'po ndodh ditë për ditë në Shqipëri?
Po sundon krimi jo ligji.
Shteti juaj ka vdekur.
Ku i kini ligjet për dënimin e krimeve?
Ku i kini ligjet për dënimin e kriminelëve të korruptuar të drejtësisë?
O parazitë!
Po ju paguajmë sa nuk e meritoni!
Po na vidhni e po na vrisni!
Nxirrni ligjin e dënimit me vdekje të kriminelëve të pandreqshëm, që të pastrohet shoqëria!
Ne duam të jetojmë të sigurt.
Vareni kriminelin që vrau një engjëll.
Mbylleni në burg për jetë gjykatësin që e liroi nga burgu për krimin e kaluar!
Kini 30 vjet që po mbroni krimin.
Po heshtët edhe ju të gjithë jini vrasës!
Ftoj të gjithë miqtë dhe lexuesit ta shpërndajnë këtë letër - protestë.