top of page
Search

Pse duhet të reagojmë?

Updated: Nov 20, 2021

Autor: Donald Dervishi


Diçka që nuk më vjen mirë është se në Shqipëri është instaluar një frikë patologjike, e cila si fillim është e shpërndarë në gjithë sistemin e administratës publike, pastaj mjekësi, arsim, ushtri, polici dhe në çdo sektor tjetër publik, madje deri diku edhe te privatët që janë të lidhur politikisht me një krah apo një tjetër. Ka njerëz qoftë edhe nga familja ime që kanë frikë të shprehen siç duan për probleme të ndryshme, sepse nëser apo pasnesër mund t'iu trokas drejtori i institucionit përkatës për t'iu tërhequr vërejtje. Ka njerëz që friksohen t'iu bëjnë "pëlqej" edhe postimeve të mia, që janë shkrime kryesisht antipozitare, jo sepse është PS në pushtet, sepse unë edhe para 2013 në opozitë kam qenë, ndoshta është në natyrën time të jem gjithmonë në krahun e më të dobëtit ose të atij që kërkon të verë drejtësi.

Foto nga protesta kunder plehrave më 2 tetor 2016. Rreshti i paë me qeleshe në kokë, Donald Dervishi. Këta njerëz, këta miq që më njohin edhe i njoh, thjesht i lexojnë këto shkrime pa bërë pëlqime. I kuptoj shumë mirë në këtë rast, por me këtë heshtje më shumë vrasim demokracinë, vrasim fjalën e lirë, vrasim shpirtin rebel për diçka në të mirë të të gjithëve. Reagimi është i nevojshëm, reagimi duhet. Shoqëria duhet të ndërgjegjësohet, se pa reagim nuk ka ndryshim të gjendjes në të cilën ndodhet sot shoqëria jonë. Nëse do të kishte reagim, drejtësia do të funksiononte, nëse do të kishte reagim, shumë krime ekonomike, apo krime njerëzore nuk do të kishin ndodhur. Por duke qenë se të gjithë ne kemi heshur për gjatë gjithë kohës për nevojat tona minimale, kemi ardhur në këtë pikë, ku jeta e njeriut nuk ka më vlerë në këtë copë vendi që jetojmë. Shqipëria është perlë dhe këtë nuk e kam retorikë fare!

Shqipëria është mrekulli natyre, që çdo shtet do ta ëndërronte të kishte një territor të tillë. Të parët tanë nuk kanë qenë të paditur që zgjodhën të jetonin në këto troje ku vazhdojmë ende të jetojmë, por që shumica janë larguar për faj të politikës, duke filluar nga krijimi i shtetit shqiptar deri më ditët e sotme. Duket gati-gati, sikur ia kemi bërë vetes këtë mallkim. Ndoshta e kemi merituar, sepse ende nuk është kuptuar forca e vërtetë e popullit.

Po nuk kemi çfarë të bëjmë, tani për tani...

36 views0 comments

Recent Posts

See All
Post: Blog2_Post
bottom of page